Për mikeshat
Jeni e shtangur. Çfarë duhet të bëni?
SË PARI, dëgjoni! Mund të dëshironi që të dilni në përfundime të menjëhershme, të jepni këshilla ose të sugjeroni se si duhet të veprojë shoqja juaj. Kjo mund të jetë gjë e mirë më vonë, por fillimisht dëgjojeni.
Ndihmojeni të flasë me njerëzit e rëndësishëm për të. Jini e gatshme të qëndroni pranë saj ndërsa u tregon prindërve, babait të foshnjës ose anëtarëve të tjerë të familjes. Mund të jetë ndihmë për të kur e di se e ka dikë në krah kur e ndan lajmin me të tjerët.
Mësoni nëse ka qendra për mbrojtjen e jetës në zonën tuaj. Madje, ju mund të shkoni bashkë me të në takim! Gjeni qendrat për mbrojtjen e jetës pranë jush në OptionLine.org.
Mos…
Mos e bëni të ndihet në turp! Ajo mund të ndihet tashmë fajtore, në siklet ose e turpëruar. Nuk ka nevojë t’i përjetojë të njëjtat emocione edhe nga shoqja e saj më e mirë. Bëhuni personi që i jep siguri. Kërkoni zgjidhje, jo probleme.
Mos ushtroni trysni mbi të! Ju mund ta dini çfarë do të kishit bërë në vendin e saj, por kjo nuk do të thotë se ajo është zgjedhja më e mirë për të. Sigurohuni që ajo ta dijë se ju do të jeni krah saj ndërkohë që ajo merr vendimet e veta.
Mos u largoni prej saj! Pavarësisht marrëdhënies që ka me babain e foshnjës, ajo ndoshta ndihet e vetmuar tani. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur, ajo nuk ka nevojë të humbasë edhe miken e zemrës.
A keni më shumë pyetje?
Ju nevojitet më shumë ndihmë? Ju lutemi, na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni. Ne jemi këtu për ju.
