Shërbimet tona

Mbrojmë me dashuri zemrën që rreh.

Nga testi i shtatzënisë te ekografia, edukimi dhe këshillimi për zgjedhjet lidhur me shtatzëninë tuaj, ne jemi këtu për ju në çdo hap të rrugëtimit. Të gjitha shërbimet tona ofrohen pa pagesë dhe me konfidencialitet të plotë. E kuptojmë rëndësinë e besimit dhe privatësisë, ndaj kur të vini në qendrën tonë, mund të ndiheni e sigurt që informacioni juaj do të mbetet plotësisht konfidencial.

Test shtatzënie

Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura ose ju janë vonuar menstruacionet, mund të mendoni se mos ndoshta jeni shtatzënë. Hapi i parë, që mund t’ju shkojë ndërmend, është kryerja e një testi shtatzënie. Në qendrën tonë, ne ofrojmë falas test shtatzënie me cilësi laboratorike.

Ekografi

Nëse jeni shtatzënë, ekografia ndihmon për të përcaktuar javët e shtatzënisë. Ne ofrojmë ekografi obstetrikale të kufizuara vetëm për të konfirmuar ekzistencën e shtatzënisë dhe zhvillimin normal të saj (domethënë që fetusi është gjallë dhe që nuk është shtatzëni jashtë mitre).

Këshillim për shtatzëninë

Ne duam që ju të jeni e informuar për të gjitha zgjedhjet lidhur me shtatzëninë tuaj. Kur një grua përballet me një shtatzëni të papritur, ajo mund të kërkojë informacion mbi abortin, pilulën abortuese, birësimin, etj. Është shumë e rëndësishme që gratë të marrin informacion të saktë në një mjedis të sigurt. Ne jemi këtu për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve tuaja dhe për t’ju drejtuar te burimet e duhura.

 

Ndihmë materiale

E dimë që bashkë me fëmijën vjen edhe nevoja për burime materiale të tilla si veshje, pelena dhe biberonë. Qendra jonë është e lumtur t’ju vijë në ndihmë me çfarë ju nevojitet teksa ju e nisni këtë rrugëtim të ri drejt prindërimit.

Mbështetje pas abortit

Nuk ka një mënyrë “të drejtë” apo “të gabuar” për t’u ndjerë pas një aborti. Përvoja e çdo gruaje është unike. Lehtësimi, zemërimi, trishtimi dhe shpresa mund të bashkëjetojnë njëkohësisht. Kjo mund të sjellë pështjellim, por është edhe normale. Nëse po kërkoni mbështetje emocionale pas abortit, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Referime në komunitet

E kuptojmë që shpesh keni nevojë për më shumë sesa vetëm mbështetje për prindërimin. Ne bashkëpunojmë me organizata të tjera vendore për t’ju ofruar ndihmë komunitare dhe burime financiare që t’ju ndihmojmë të ndërtoni një të ardhme të qëndrueshme.

Edukim për fertilitetin

Fillimi ose zgjerimi i familjes mund të vijë me pyetje dhe sfida. Ne ofrojmë edukim dhe udhëzime për fertilitetin me qëllim që t’ju ndihmojmë të kuptoni zgjedhjet tuaja dhe të merrni vendime të informuara në rrugën tuaj drejt prindërimit.