Dhuro

Mbrojmë me dashuri zemrën që rreh.

Bashkëpuno me ne

Që nga viti 2012 e deri tani, kemi pasur privilegjin të shoqërojmë shumë gra dhe familje në disa prej momenteve më të vështira të jetës së tyre.

Ardhja e një fëmije në jetë duhet të sjellë gëzim, por ka raste kur disa rrethana, qofshin ato sociale, kulturore apo shëndetësore, e zbehin dëshirën për ta çuar përpara shtatzëninë. Marrja e përgjegjësive, sidomos kur mbetesh e vetme, mbart shqetësim dhe ankth. Në të tilla raste, nënat shtatzëna kanë nevojë për mbështetje, jo për abort.

Jemi të gjithë të thirrur që t’ua shtrijmë dorën kujtdo që ka nevojë për ne, sidomos atyre që janë më të pambrojtur, fëmijëve të palindur. Përmes dhurimit tuaj, ju do t’ia lehtësoni barrën një nëne në ditët e saj më të vështira dhe do t’i mundësoni një fëmije që ta gëzojë dhuratën e jetës dhe të rritet me dashurinë që meriton.

Mënyra të tjera dhurimi