Shëndeti seksual
Infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe trupi juaj
Sa herë që një person ka kontakt seksual me dikë, ekziston mundësia për t’u infektuar me një infeksion seksualisht të transmetueshëm (IST). Prezervativët dhe metodat e tjera penguese mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të infektimit, por ato vetëm e ulin rrezikun, nuk e zhdukin atë plotësisht. Shumë IST nuk shfaqin shenja apo simptoma. Prandaj, është e rëndësishme që personi të testohet rregullisht. Shpeshtësia e testimit varet nga sjelljet tuaja seksuale dhe faktorë të tjerë rreziku.
A mund të kem ndonjë IST?
Nëse një person është seksualisht aktiv, atëherë rrezikon të marrë infeksion seksualisht të transmetueshëm. Nëse keni pasur marrëdhënie, por nuk keni shenja apo simptoma, ju sërish mund të keni IST dhe mund t’ia transmetoni atë partnerit/ëve tuaj. Disa IST janë të mjekueshme nëse kapen herët dhe nuk kanë pasoja afatgjata. Mirëpo, nëse lihen të patrajtuara, disa IST mund të shkaktojnë dëme që mund të jenë të përhershme. Ja pse është i rëndësishëm testimi dhe zbulimi i hershëm i tyre.
Si mund t’i parandaloj IST-të?
Nëse jeni e përfshirë në ndonjë lloj veprimtarie seksuale, ju rrezikoni të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme. Prezervativët dhe metodat e tjera penguese mund ta ulin rrezikun, por jo ta zhdukin atë. Abstinenca (moskryerja e veprimtarive seksuale) është e vetmja mënyrë për t’u siguruar se nuk do të merrni asnjë IST. Kjo nënkupton moskryerje të marrëdhënieve seksuale vaginale, orale ose anale.
Po nëse analiza ime del pozitive për IST?
Disa IST janë të shërueshme me mjekime ose metoda të tjera trajtimi. Flisni me një profesionist të fushës së mjekësisë dhe filloni një plan trajtimi. Mos u përfshini në asnjë lloj veprimtarie seksuale derisa mjeku juaj t’jua konfirmojë se ju nuk mund t’ia kaloni IST-në partnerit/ëve tuaj. Ka ndihmë, shpresë dhe shërim pas një IST-je. Na telefononi sot për të folur me një këshilluese në mënyrë konfidenciale, pa u ndjerë në turp apo e gjykuar.
Kush duhet të testohet për ndonjë Infeksion Seksualisht të Transmetueshëm?
Duhet të testohen të gjithë që janë të përfshirë në çfarëdolloj veprimtarie seksuale me një ose më shumë partnerë, pavarësisht moshës.
A është e mundur që partneri im të më ketë gënjyer lidhur me IST-në e tij?
Njerëzit nuk janë gjithmonë të hapur për gjendjen e tyre të IST-ve apo për historikun e tyre seksual. Njohja e partnerit tuaj përpara përfshirjes në veprimtari seksuale me të nuk garanton që ai të ketë bashkëndarë me ju krejt historikun e shëndetit të tij seksual. Ju jeni e rrezikuar sa herë që përfshiheni në veprimtari seksuale me një apo më shumë partnerë të infektuar.
Partneri im më ka thënë se ka një IST. A më duhet të testohem?
Nëse jeni përfshirë në ndonjë lloj veprimtarie seksuale me një person që është i infektuar me IST, atëherë ju duhet të ndalni çfarëdolloj kontakti seksual dhe të testoheni menjëherë.
Çfarë duhet të bëj më pas?
Vlerësohet se rreth 20% e popullsisë në SHBA – rreth një në pesë njerëz – kanë një IST. Edhe në Shqipëri hasen raste të shtuara të IST-ve dhe rikthim të infeksioneve të quajtura të zhdukura, sidomos në mesin e të rinjve. Ne jemi këtu për t’ju ofruar ndihmë dhe shpresë. Në qendrën tonë, ne mund t’ju referojmë se ku të kryeni testim për IST në zonën tuaj dhe mund t’ju udhëzojmë e mbështesim pavarësisht rezultatit të testit tuaj. Testimi për IST është i lehtë dhe pa dhimbje. Na kontaktoni sot për mbështetje dhe ndihmë konfidenciale.
Referencat
Centers for Disease Control and Prevention. (2024, April 9) How to Prevent STIs How to Prevent STIs. https://www.cdc.gov/sti/prevention/index.html
Centers for Disease Control and Prevention. (2024, March 25). About Sexually Transmitted Infections (STIs) https://www.cdc.gov/sti/about/index.html
Centers for Disease Control and Prevention. (2021). Sexually transmitted infections treatment guidelines, 2021. Morbidity and Mortality Weekly Report:
Recommendations and Reports, 70(4), 1-190. https://www.cdc.gov/std/treatment-guidelines/STI-Guidelines-2021.pdf
Centers for Disease Control and Prevention. (2025, January 31). Getting Tested for STIs. https://www.cdc.gov/sti/testing
Centers for Disease Control and Prevention. (2024, April 3). Sexually Transmitted Infections Prevalence, Incidence, and Cost Estimates in the United States.
https://www.cdc.gov/sti/php/communication-resources/prevalence-incidence-and-cost-estimates.html
Cleveland Clinic. (2023, February 3). Sexually transmitted infections. https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/9138-sexually-transmitted-diseases —
infections-stds — stis
Cleveland Clinic. (n.d.). Sexually transmitted infections. https://my.clevelandclinic.org/services/sexually-transmitted-infections-treatment
Mayo Clinic. (2023, April 14). Sexually transmitted diseases (STDs). https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/sexually-transmitted-diseases-
stds/diagnosis-treatment/drc-20351246
Mayo Clinic. (2022, May 5). Sexually transmitted disease (STD) symptoms. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/sexually-transmitted-diseases-
stds/in-depth/std-symptoms/art-20047081
Mayo Clinic. (2023, April 14). STD testing: What’s right for you ?. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/sexually-transmitted-diseases-stds/in-
depth/std-testing/art-20046019
