Informacion mbi abortin
Para abortit
Nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë dhe po përpiqeni të merrni një vendim lidhur me shtatzëninë tuaj, ju keni shumë zgjedhje para vetes. Kjo mund të jetë dërrmuese. Ndoshta po mendoni për zgjedhje të tilla si aborti, gjë që nuk ju ka shkuar ndërmend më parë. Në qendrën tonë, mund t’ju ndihmojmë që t’i vlerësoni këto mundësi dhe mund t’ju ofrojmë mbështetjen e nevojshme. Nëse po mendoni të kryeni abort, ka disa gjëra të rëndësishme, që duhen marrë parasysh, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, pavarësisht situatës suaj.
Para kryerjes së abortit, është i rëndësishëm konfirmimi i shtatzënisë suaj. Ka shumë arsye pse mund t’ju jenë vonuar menstruacionet ose pse po përjetoni simptoma të tjera të shtatzënisë. Bërja e një testi shtatzënie është një hap i mirë fillestar. Na vizitoni ose na kontaktoni për t’ju caktuar një takim. Gjatë takimit tuaj, ju do të mund të bëni një test shtatzënie ose do t’ju referojmë diku tjetër për të. Gjithashtu, do t’ju japim përgjigje për çdo pyetje që mund të keni dhe do t’ju mbështesim në rrugëtimin tuaj.
Nëse testi i shtatzënisë del pozitiv, është e rëndësishme që të bëni një ekografi për të konfirmuar shtatzëninë dhe për t’ju dhënë informacionin e rëndësishëm që ju nevojitet para se të merrni një vendim. Ekografia do të japë informacione si: nëse ndihen rrahjet e zemrës së foshnjës, moshën gjestacionale të shtatzënisë dhe nëse shtatzënia po zhvillohet brenda mitrës. Të gjitha këto informacione ndikojnë në zgjedhjet që keni para vetes.
Na kontaktoni sot. Do të ishim të lumtur të bisedonim me ju për mundësitë tuaja dhe të caktonim një takim ose t’ju referonim diku tjetër për ekografinë tuaj. Gjithçka në qendrën tonë është konfidenciale, kështu që privatësia juaj nuk do të cenohet kurrë.
Pilula abortuese (RU-486, aborti mjekësor ose aborti kimik)
Pilula abortuese është e miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) përgjatë 10 javëve të para të shtatzënisë, por shpesh përdoret edhe përtej këtij kufiri. I njëjti protokoll ndiqet edhe në Shqipëri.
Pilula abortuese njihet me shumë emra, si abort mjekësor, abort i hershëm mjekësor, RU-486, Mifeprex (mifepriston) dhe Misoprostol, dhe abort kimik.
Kur përdoret përtej tremujorit të parë, mund të përdoren laminarie (kunjëza që fryhen) për të zgjeruar qafën e mitrës dhe nganjëherë mund të përdoret edhe substanca Digoxin, që injektohet te foshnja gjatë procesit të abortit.
Shënim: Mifepristoni është i miratuar nga FDA-ja për përdorim deri në 10 javë pas menstruacioneve tuja të fundit, por abortuesit mund të zgjedhin ta përdorin këtë lloj procedure edhe pas këtij afati. Misoprostoli nuk është i miratuar për përdorim në shtatzëni.
Regjimi i pilulës abortuese zakonisht kërkon marrjen e dy ilaçeve, ku më të zakonshmit janë mifepristoni dhe misoprostoli. Mifepristoni ul prodhimin e progesteronit në nivele të pasigurta në shtatzëni. Progesteroni është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një shtatzënie dhe në zhvillimin e foshnjës. Në një abort kimik, mifepristoni pasohet nga misoprostoli, që duhet të shkaktojë tkurrje të mitrës; simptomat janë ngërçe të forta dhe gjakderdhje. Koha dhe mënyra e administrimit të këtyre ilaçeve mund të ndryshojë në varësi të ligjeve në fuqi në një vend të caktuar dhe procedurave të klinikës së përzgjedhur. Gratë që zgjedhin ta përdorin pilulën abortuese shpesh janë vetë përgjegjëse për kryerjen e një pjese të (ose krejt) procedurës, kështu që është e rëndësishme që të merrni sa më shumë informacion që të jetë e mundur para se të vendosni lidhur me shtatzëninë tuaj.
Për sigurinë tuaj, ja disa veprime që mund t’i bëni paraprakisht:
- Sigurohuni që jeni shtatzënë. A e keni bërë ende testin e shtatzënisë? Nëse po, a keni bërë ekografi? Disa gra kërkojnë të kryejnë abort pa nevojë përpara se ta konfirmojnë që janë shtatzënë.
- A e ka konfirmuar ekografia se shtatzënia juaj po zhvillohet brenda mitrës? Pilula abortuese zakonisht nuk i jep fund një shtatzënie ektopike (jashtë mitre), dhe jeta juaj mund të jetë në rrezik nëse nuk trajtoheni menjëherë për shtatzëni ektopike.
Nëse nuk jeni e sigurt nëse jeni apo jo shtatzënë, ne ju ofrojmë testim falas për shtatzëni.
- Merrni vesh se sa javëshe jeni. Gjithmonë, kërkojini mjekut ose profesionistëve të fushës (infermiere e regjistruar ose imazherist) që të bëni një ekografi për t’u siguruar që jeni shtatzënë dhe brenda kohës së lejuar prej 10 javësh.
Nuk jeni e sigurt se ku ta bëni ekografinë? Na telefononi sot. Ne mund t’ju ndihmojmë.
- Mësoni për procedurën. Pyeteni ofruesin e abortit se cila është procedura e tyre për kryerjen e abortit kimik.
Qendra jonë mund t’ju ofrojë edukim mbi abortin.
- Njihuni me zgjedhjet tuaja. Marrja e një vendimi nuk është e lehtë dhe ka alternativa për ju. Edukimi i vetvetes me të gjitha zgjedhjet ju fuqizon për së tepërmi.
Mund t’ju ndihmojmë kurdoherë që të keni nevojë për ne.
- Kujdesu për veten. Kërko ndihmë mjekësore pas abortit nëse keni këto simptoma:
- Gjakderdhje e rëndë — dy ose më shumë peceta higjienike përplot brenda dy orësh.
- Dhimbje të forta të barkut ose shpinës.
- Temperaturë që zgjat më shumë se 24 orë.
- Rrjedhje vaginale me erë të rëndë.
- Nëse e keni marrë tashmë pilulën abortuese, na kontaktoni për burime mbështetëse.
- Nëse e keni marrë pak më parë pilulën abortuese dhe jeni penduar, mund të ketë gjasa që të zhbëhen efektet e saj. Mësoni më shumë këtu.
Aborti kirurgjik (aborti me thithje, aborti me zgjerim dhe nxjerrje)
Një procedurë kirurgjike e nxjerr fetusin nga mitra përmes vaginës. Procedura kryhet zakonisht duke përdorur thithjen ose një instrument pastrimi, që quhet kuretë. Përdoren procese të ndryshme varësisht prej moshës gjestacionale të shtatzënisë suaj. Nëse nuk jeni e sigurt se sa javëshe jeni, na kontaktoni për një ekografi falas me qëllim konfirmimin e datave tuaja.
Lloji i abortit kirurgjik, që do të kryeni, varet prej moshës së shtatzënisë. Aborti me thithje është më i zakonshmi, kurse aborti me zgjerim dhe nxjerrje (D&E) është një lloj procedure tjetër aborti, që kryhet në klinikë, që përdoret shpesh në shtatzënitë e mëdha gjatë tremujorit të dytë.
Ja disa prej hapave që ndiqen në një abort tipik kirurgjik:
- Varësisht se sa javëshe jeni, mund të përdoren dilatorë (kunjëza zgjeruese) për hapjen e qafës së mitrës para abortit.
- Do të vendoseni në shtratin mjekësor në të njëjtin pozicion si në rastin e një ekzaminimi të zonës pelvike, me këmbët e ngritura te këmbëzat teksa qëndroni e shtrirë mbi shpinë.
- Mjeku abortues do të vendosë spekulumin në vaginë.
- Vagina dhe qafa e mitrës do të pastrohen me një solucion antiseptik.
- Zakonisht injektohet një ilaç mpirës (anestezi lokale) te qafa e mitrës.
- Nganjëherë jepen edhe mjekime të tjera për dhimbje ose qetësim nga goja ose përmes injektimit në venë.
- Mjeku abortues do ta kapë qafën e mitrës me një instrument për ta mbajtur të palëvizur mitrën.
- Qafa juaj e mitrës do të hapet (zgjerohet) pastaj me një instrument të vogël.
- Pastaj, do të futet një tub (kanulë) te kanali i qafës së mitrës dhe do të përdoret thithja për ta nxjerrë foshnjën dhe materialet e shtatzënisë nga mitra. Përgjatë këtij procesi, mitra do të tkurret, gjë që do të shkaktojë ngërçe. Disa gra mund të kenë përzierje, djersitje ose gjendje të fikëti.
- Nganjëherë, pas një aborti me thithje nevojitet të kryhet procedura e pastrimit (D&C), nëse nuk ka dalë krejt materiali jashtë. Këtu përdoret një instrument kirurgjik i mprehtë për të pastruar çdo mbetje materiali nga mitra.
Për sigurinë tuaj, ja disa veprime që mund t’i bëni paraprakisht:
- Sigurohuni që jeni shtatzënë. A e keni bërë ende testin e shtatzënisë? Nëse po, a keni bërë ekografi? Disa gra kërkojnë të kryejnë abort pa nevojë përpara se ta konfirmojnë që janë shtatzënë.
- Merrni vesh se sa javëshe jeni. Gjithmonë, kërkojini mjekut ose profesionistëve të fushës (infermiere e regjistruar ose imazherist) që të bëni një ekografi për të konfirmuar datat tuaja.
Nuk jeni e sigurt se ku ta bëni ekografinë? Na telefononi sot. Ne mund t’ju ndihmojmë.
- Mësoni për procedurën. Pyeteni ofruesin e abortit se cila është procedura e tyre për kryerjen e abortit tuaj.
Qendra jonë mund t’ju ofrojë edukim mbi abortin. Ju lutemi, na kontaktoni sot për të caktuar një takim.
- Njihuni me zgjedhjet tuaja. Marrja e një vendimi nuk është e lehtë dhe ka alternativa për ju. Edukimi i vetvetes me të gjitha zgjedhjet ju fuqizon për së tepërmi.
5. Kujdesu për veten. Kërko ndihmë mjekësore pas abortit nëse keni ndonjërën prej këtyre simptomave:
- Gjakderdhje e rëndë — dy ose më shumë peceta higjienike përplot brenda dy orësh.
- Shenja infeksioni si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, marrje mendsh ose një ndjesi e përgjithshme se jeni e sëmurë. Infeksioni i rëndë mund të jetë edhe pa temperaturë.
- Dhimbje të forta barku.
- Afshe të nxehta ose temperaturë.
- Të vjella që zgjasin më shumë se 4-6 orë.
- Fryrje e menjëhershme e barkut ose rrahje të shpejta të zemrës.
- Rrjedhje vaginale që shtohet në sasi ose me erë të rëndë.
- Dhimbje, ënjtje ose skuqje e zonës gjenitale.
- Gjakderdhje që zgjat më shumë se 2 javë.
- Simptoma të reja dhe të pashpjegueshme.
- Mungesë menstruacionesh brenda 6 javësh.
- Shenja dhe simptoma depresioni.
Mund t’ju ndihmojmë kurdoherë që të keni nevojë për ne.
Hapat më pas
Nëse po mendoni të merrni një vendim lidhur me shtatzëninë tuaj, dijeni se nuk jeni vetëm. Ka shumë zgjedhje për ju. Te qendra jonë, ne jemi këtu për të folur me ju për cilëndo zgjedhje që të dëshironi qoftë aborti, birësimi apo prindërimi. Si me çdo procedurë mjekësore, është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë sjell aborti, pasojat anësore, rreziqet e mundshme, ndërlikimet dhe alternativat. Nëse jeni gati për të folur me dikë për situatën tuaj, na kontaktoni dhe mund t’ju vijmë në ndihmë në mënyrë konfidenciale.
Referencat
Abortion Pill Reversal. (n.d.). https://abortionpillreversal.com/
American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (n.d.). AAPLOG statement on dismemberment abortion bans. https://aaplog.org/wp-
content/uploads/2019/02/AAPLOG-Statement-on-DE-bans.pdf
American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (n.d.). AAPLOG statement on the necessity for informed consent before elective procedures on the pregnant woman. https://aaplog.org/aaplog-statement-on-the-necessity-for-informed-consent-before-elective-procedures-on-the-pregnant-womar
American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (n.d.). AAPLOG statement on the necessity for ultrasound before elective procedures on the pregnant woman. https://aaplog.org/aaplog-statement-on-the-necessity-for-ultrasound-before-elective-procedures-on-the-pregnant-woman/
American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2020, February). Medication abortion. AAPLOG Practice Guideline, 8, 1-17.
https://aaplog.org/wp-content/uploads/2023/01/PG-8-Medication-Abortion.pdf
American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2022, November). The reversal of the effects of mifepristone by progesterone. AAPLOG
Practice Guideline, 6, 1-5. https://aaplog.org/wp-content/uploads/2023/01/PG-6-Reversal-of-the-Effects-of-Mifepristone-by-Progesterone.pdf
American Pregnancy Association. (n.d.). Fetal development: How to calculate gestational age. https://americanpregnancy.org/healthy-pregnancy/while-
pregnant/fetal-development/
American Pregnancy Association. (n.d.). I need help with an unplanned pregnancy. https://americanpregnancy.org/unplanned-pregnancy/getting-help/
American Pregnancy Association. (n.d.). What is hcg ?. https://americanpregnancy.org/getting-pregnant/hcg-levels/
Chasen, S. T., Kalish, R. B., Gupta, M., Kaufman, J. E., Rashbaum, W. K., & Chervenak, F. A. (2004). Dilation and evacuation at ≥20 weeks: Comparison of operative techniques. American Journal of Obstetrics & Gynecology, 190(5), 1180-1183. https://doi.org/10.1016/j.ajog.2003.12.034.
Cleveland Clinic. (2022, September 28). Ultrasound in pregnancy. https://my.clevelandclinic.org/health/diagnostics/9704-ultrasound-in-pregnancy
Healthwise Staff. (2021, November 22). Dilation and evacuation (D&E). C.S. Mott Children’s Hospital: University of Michigan Health.
https://www.mottchildren.org/health-library/tw2462
Healthwise Staff. (2021, November 22). Vacuum aspiration for abortion. University of Michigan Health. https://www.uofmhealth.org/health-library/tw1078
Mayo Clinic. (2021, October 19). Dilation and curettage (D&C). https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/dilation-and-curettage/about/pac-
20384910#std120864-sec
Mayo Clinic. (2022, March 12). Ectopic pregnancy. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/ectopic-pregnancy/symptoms-causes/syc-20372088
Mayo Clinic. (2022, July 29). Medical abortion. https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/medical-abortion/about/pac-20394687
Mayo Clinic. (2021, December 03). Symptoms of pregnancy: What happens first. https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/getting-pregnant/in-
depth/symptoms-of-pregnancy/art-20043853
Option Line. (n.d.). Abortion safety checklist. https://optionline.org/options/abortion-overview/abortion-safety-checklist/
Option Line. (n.d.). Considering abortion. https://optionline.org/options/abortion-overview/
Option Line. (n.d.). Medication abortion. https://optionline.org/options/abortion-overview/medication-abortion/
Option Line. (n.d.). Surgical abortions. https://optionline.org/options/abortion-overview/surgical-abortions/
Option Line. (n.d.). What are my pregnancy options ?. https://optionline.org/options
Option Line. (n.d.). When should I take a pregnancy test ?. https://optionline.org/pregnant/pregnancy-tests
Substance Abuse and Mental Health Services Administration. (2023, April 24). Depression. https://www.samhsa.gov/mental-health/depression
Tufa, T. H., Prager, S., Lavelanet, A. F., & Kim, C. (2020). Drugs used to induce fetal demise prior to abortion: A systematic review. Contracept X, 2, 100046. doi:
10.1016/j.conx.2020.100046
U.S. Food and Drug Administration. (n.d.). Questions and answers on mifepristone for medical termination of pregnancy through ten weeks gestation.
https://www.fda.gov/drugs/postmarket-drug-safety-information-patients-and-providers/questions-and-answers-mifepristone-medical-termination-
pregnancy-through-ten-weeks-gestation
Villines, Z. (2023, February 21). Signs of womb damage after abortion. Medical News Today. https://www.medicalnewstoday.com/articles/signs-of-womb-damage-
after-abortion#is-it-possible
