Çfarë të prisni
kur vizitoni qendrën tonë.
Privatësi
Kur të vini në qendrën tonë, mund të jeni e sigurt se vizita juaj dhe çdo informacion, që e ndani me ne, janë tërësisht konfidenciale. Ne nuk ndajmë asnjë informacion personal lidhur me ju apo vizitën tuaj me askënd jashtë qendrës sonë.
- Informacioni i klienteve ruhet në mënyrë të rreptë dhe në fshehtësi absolute.
- Ofrojmë një mjedis të sigurt. Të gjithë njerëzit, që shërbejnë në qendër, i nënshtrohen një procesi të plotë verifikimi, përfshirë kontrollin e historikut dhe referencat.
- Një kopje e plotë e praktikave tona të privatësisë mund të merret me kërkesë.
Respekt
Në qendrën tonë, do të mirëpriteni në një mjedis plot përkujdesje, nga njerëz profesionistë që ju respektojnë ju dhe trupin tuaj. Askush nuk do t’ju gjykojë dhe as do të ushtrojë trysni për vendimmarrjen tuaj. Ju do të trajtoheni gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme.
- Ne iu shërbejmë të gjithëve pa dallim moshe, race, gjendjeje ekonomike, kombësie, përkatësie fetare, aftësish fizike apo rrethanash të tjera të mundshme.
- Të gjithë njerëzit trajtohen me mirësi, dhembshuri dhe kujdes.
- Të gjithë punonjësit tanë, anëtarët e bordit dhe vullnetarët marrin trajnim të përshtatshëm për respektimin e këtyre standardeve.
Informacion & zgjedhje
Në qendrën tonë, ju do të merrni informacion të saktë dhe të drejtë mbi një sërë fushash që përfshijnë simptomat e shtatzënisë, abortin, birësimin, prindërimin, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shëndetin seksual.
- Do t’ju jepet gjithmonë informacion i saktë mbi shtatzëninë, zhvillimin e fetusit, çështjet e stilit të jetës dhe shqetësime të tjera lidhur me të.
- Ne nuk kryejmë shërbime aborti dhe nuk ofrojmë substanca abortuese, madje as nuk i rekomandojmë e as nuk i referojmë rastet tona diku tjetër për to, por jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë për procedurat dhe rreziqet e abortit.
- Gjithçka që paraqesim dhe komunikojmë është e vërtetë, e sinqertë dhe përshkruan me saktësi shërbimet e ofruara.
