Kontraceptivi i emergjencës

Ky njihet me emra të ndryshëm si Postinor, Aftera, Fallback Solo, Econtra EZ, Opcicon, My Way, Next Choice One Dose, Plan B One Step, Ella, Preventeza, React dhe Take Action.

Çfarë është?

Kontraceptivi i emergjencës, që zakonisht njihet edhe si “pilula e ditës pas”, është një dozë e lartë hormonesh sintetike. Mënyra se si funksionon kontraceptivi i emergjencës varet nga koha kur përdoret gjatë ciklit tuaj. Përdorimi i tij mund t’i japë fund një shtatzënie para ose pak pas mbjelljes në mitër. Kontraceptivi i emergjencës nuk është gjithmonë i efektshëm për parandalimin e shtatzënisë.

Pilula e ditës pas nuk është një formë e kontrollit të rregullt të lindjeve dhe prodhuesit këshillojnë që nuk është duhet marrë rregullisht. Ajo nuk ofron mbrojtje afatgjatë për marrëdhënie seksuale të mëvonshme.

Çfarë qëllimi ka?

Zakonisht, gratë e kërkojnë kontraceptivin e emergjencës kur i frikësohen një shtatzënie, si për shembull kur:

  • E kanë dëshiruar një metodë kontraceptive, por nuk e kanë përdorur.
  • Ka dështuar një lloj kontraceptivi – është çarë prezervativi, janë prishur diafragma ose kapuçi i qafës së mitrës, ose ka lëvizur pengesa kontraceptive.
  • Pilulat, ngjitëset, unazat ose injeksionet kontraceptive janë nisur vonë ose kanë dalë prej vendit.
  • Ka dështuar tërheqja pas.
  • Ka dalë jashtë spiralja ose implanti.
  • Ka pësuar dhunë seksuale ose ka pasur marrëdhënie seksuale të detyruar.

Si vepron?

Veprimi i kontraceptivit hormonal të emergjencës është hollimi i shtresës së brendshme të mitrës dhe ndonjëherë edhe parandalimi i ovulimit. Gjatë periudhës së ciklit kur mund të ndodhë ngjizja, ai shpesh nuk arrin të veprojë si kontraceptiv dhe përkundrazi vepron si shkaktues aborti.

Dozat e larta të hormoneve sintetike mund të sjellin rreziqe për shëndetin. Nëse keni ndonjë problem shëndetësor ekzistues, flisni më parë me mjekun tuaj përpara se ta blini ose ta përdorni kontraceptivin e emergjencës. Efektet anësore të kontraceptivit hormonal të emergjencës, të cilat zakonisht zgjasin disa ditë, mund të përfshijnë: dhimbje koke, të përziera/të vjella, marrje mendsh, lodhje, dhimbje gjoksi, ndryshime në gjakderdhjen menstruale dhe dhimbje barku.

Nëse vëreni efekte anësore të papritura, si gjakderdhje e rëndë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Nëse peshoni më shumë se 70 kg, disa lloje të kontraceptivësh të emergjencës mund të mos i ulin gjasat për të mbetur shtatzënisë.

Çfarë është DIU-ja (spiralja) me bakër?

DIU-ja (spiralja) me bakër (Paraguard T 380A) është një dispozitiv intrauterin që përdoret edhe si kontraceptiv emergjence. Kur futet në mitër pas ovulimit, spiralja me bakër përdoret për të ndaluar mbjelljen e një embrioni në zhvillim e sipër.

A po mendoni të përdorni kontraceptiv të emergjencës dhe ju nevojitet ndihmë për të marrë vendim?

Na kontaktoni sot për të folur me dikë për problemin tuaj.

A mbron kontraceptivi i emergjencës kundër infeksioneve dhe sëmundjeve?

Kontraceptivi i emergjencës nuk mbron kundër infeksionit HIV (AIDS) dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.

A është kontraceptivi i emergjencës njësoj si pilula abortuese?

Ky produkt nuk është njësoj si pilula abortuese RU-486.

Po nëse kam përdorur tashmë kontraceptiv të emergjencës?

Në rast të përdorimit të kontraceptivit të emergjencës, mos u alarmoni nëse ju janë vonuar menstruacionet ose nuk janë normale. Për shkak se shtresa e brendshme e mitrës ka qenë holluar përkohësisht prej kësaj substance, nganjëherë menstruacionet vonohen ose janë ndryshe nga herët e tjera. Gjithashtu, disa gra mund të kenë njolla ose gjakderdhje përpara ardhjes së menstruacioneve të radhës. Na kontaktoni sot nëse ju nevojitet një test shtatzënie.

Çfarë duhet të bëj më pas?

Pas përdorimit të kontraceptivit të emergjencës, ekziston sërish mundësia që të mbeteni shtatzënë. Na kontaktoni nëse nuk ju kanë ardhur menstruacionet brenda tre javësh nga përdorimi i kontraceptivit të emergjencës. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar pavarësisht situatës suaj.

Zgjedhjet tuaja janë krejtësisht në dorën tuaj. Ne jemi të lumtur që jeni këtu. Na telefononi ose na shkruani nëse doni të flisni më shumë.

Mund t’ju ndihmojmë kurdoherë që të keni nevojë për ne.

Referencat

American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2020). Embryocidal potential of modern contraceptives. Professional Ethics Committee of
AAPLOG, 7,1-29. https://aaplog.org/wp-content/uploads/2020/01/FINAL-CO-7-Embryocidal-Potential-of-Modern-Contraception-1.20.20.pdf

American Pregnancy Association. (n.d.). How pregnancy occurs. https://americanpregnancy.org/getting-pregnant/how-pregnancy-occurs/

Cleveland Clinic. (2022, July 1). Morning-after pill. https://my.clevelandclinic.org/health/treatments/23386-morning-after-pill

Drugs.com. (2023, April 10). Emergency contraception: What you need to know. https://www.drugs.com/article/emergency-contraceptive-pill.html

Drugs.com. (2022, November 14). Morning after side effects. https://www.drugs.com/sfx/morning-after-side-effects.html

Drugs.com. (2022, August 22). Paraguard prescribing information. https://www.drugs.com/pro/paragard.html

Mayo Clinic. (2022, June 3). Morning-after pill. https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/morning-after-pill/about/pac-20394730

Option Line. (n.d.). Emergency contraception. https://optionline.org/emergency-contraception

U.S. Food & Drug Administration. (2022, December 23). Plan b one-step (1.5 mg levonorgestrel) information. https://www.fda.gov/drugs/postmarket-drug-safety-
information-patients-and-providers/plan-b-one-step-15-mg-levonorgestrel-information

Watts, E. (2023, April 14). Birth control with up to 92% lower hormone doses could still be effective. Medical News Today.
https://www.medicalnewstoday.com/articles/birth-control-with-up-to-92-lower-hormone-doses-could-still-be-effective

Whalen, K. & Rose, R. (2012). Ulipristal (ella) for emergency contraception. American Family Physician, 86(4), 365-369.
https://www.aafp.org/pubs/afp/issues/2012/0815/p365.html

Workowski, K. A., Bachmann, L. H., Chan, P. A., Johnston, C. M., Muzny, C. A., Park, I., Reno, H., Zenilman, J. M., & Bolan, G. A. (2021). Sexually transmitted infections
treatment guidelines, 2021. Morbidity and Mortality Weekly Report (MMWR): Recommendations and Reports, 70(4), 1-187.
http://dx.doi.org/10.15585/mmwr.rr7004a1