Shenjat dhe simptomat
e shtatzënisë
A mund të jem shtatzënë?
Ju mund të ndiheni e gëzuar për një shtatzëni të mundshme, por mund të ndiheni edhe në ankth, e pështjelluar, e stresuar apo e frikësuar.
Nëse nuk jeni e sigurt nëse jeni shtatzënë, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Kur jeni seksualisht aktive, atëherë ekziston gjithmonë mundësia që të mbeteni shtatzënë. Në kohë të ndryshme të muajit, gjasat tuaja për shtatzëni mund të shtohen ose të ulen. Gjithashtu, sperma mund të mbijetojë në trupin e gruas për disa ditë pas aktit seksual. Shtatzënia mund të ndodhë edhe kur përdorni metoda kontraceptive për mbrojtje nga shtatzënia.
Shenjat dhe simptomat e mundshme
Një prej shenjave më të zakonshme të shtatzënisë është mungesa e ciklit menstrual. Megjithatë, shtatzënia nuk është e vetmja arsye për të cilën një gruaje mund t’i vonohet cikli menstrual.
Shenjat dhe simptomat e shtatzënisë ndryshojnë prej gruas në grua dhe madje edhe prej shtatzënisë në shtatzëni. Disa gra mund të kenë shenja dhe simptoma, ndërkohë që gra të tjera nuk kanë fare shenja të dukshme. Ndër të tjera, shenja të hershme të shtatzënisë mund të jenë:
- Mungesa e ciklit menstrual.
- Dhimbje dhe fryrje e gjinjve.
- Përzierje me ose pa të vjella.
- Urinim i shtuar.
Ndër simptoma të tjera, mund të dallohen:
- Njolla të lehta gjakderdhjeje.
- Dhimbje barku (ngërçe).
- Ndryshim humori.
- Fryrje barku.
- Kapsllëk.
Testi i shtatzënisë
Po tani? Hapi i parë është të vërtetohet nëse jeni shtatzënë.
Nëse vetëmevete po mendoni që mund të jetë shumë herët për të bërë testin, rregulli i përgjithshëm është që testi i shtatzënisë do të duhej të ishte i saktë ditën e parë pas mungesës së menstruacioneve. Nëse ju keni menstruacione të çrregullta ose nuk e dini se kur ju vijnë, pritja për 17 ditë pas marrëdhënies seksuale zakonisht mund të japë një rezultat të saktë. Ne mund t’ju caktojmë një takim për të verifikuar rezultatet e testit tuaj të shtatzënisë.
Testi i shtatzënisë është një tregues i mirë; megjithatë, është e rëndësishme ta dini se është vetëm tregues shtatzënie. Ekografia mund ta konfirmojë nëse jeni apo jo shtatzënë. Nëse keni pasur një test shtatzënie pozitiv, është mirë që të caktoni takim për një ekografi konfirmuese.
Hapat e ardhshëm
Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale, ekziston mundësia për të mbetur shtatzënë. Qendra jonë mund t’ju ofrojë falas dhe në mënyrë konfidenciale test shtatzënie, testim të dytë ose referim diku tjetër. Gjithashtu, mund t’ju ofrojmë ekografi për konfirmimin e shtatzënisë ose t’ju referojmë diku tjetër për kryerjen e saj. Na kontaktoni sot. Jemi këtu për t’ju ndihmuar që të merrni përgjigje për pyetjet tuaja në konfidencialitet të plotë.
Ne mund t’ju vijmë në ndihmë kurdo që të keni nevojë për ne. Na kontaktoni sot përmes telefonit ose komunikimit me mesazhe në faqen tonë.
Referencat
American Pregnancy Association. (n.d.). Early signs of pregnancy. https://americanpregnancy.org/pregnancy-symptoms/early-signs-of-pregnancy/
American Pregnancy Association. (n.d.). Positive pregnancy test. https://americanpregnancy.org/getting-pregnant/positive-pregnancy-test/
American Pregnancy Association. (n.d.). Ultrasound: Sonogram. https://americanpregnancy.org/healthy-pregnancy/pregnancy-health-wellness/ultrasound/
Cleveland Clinic. (2023, March 3). Fetal development. https://my.clevelandclinic.org/health/articles/7247-fetal-development-stages-of-growth
Eagleson, H. (2023, April 26). Can you only get pregnant during ovulation ?. Parents. https://www.parents.com/getting-pregnant/trying-to-conceive/ovulation-
getting-pregnant/
Mayo Clinic. (2021, December 3). Symptoms of pregnancy: What happens first. https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/getting-pregnant/in-
depth/symptoms-of-pregnancy/art-20043853
Mayo Clinic. (2022, March 8). 1st trimester pregnancy: What to expect. https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/pregnancy-week-by-week/in-
depth/pregnancy/art-20047208
Mayo Clinic. (2022, December 23). Home pregnancy tests: Can you trust the results ?. https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/getting-pregnant/in-
depth/home-pregnancy-tests/art-20047940
White, K. (2023, May 5). Is it possible to get pregnant if I have sex during my period ?. Mayo Clinic. https://mcpress.mayoclinic.org/women-health/is-it-possible-
to-get-pregnant-if-i-have-sex-during-my-period/
