Zhbërja e efektit

të pilulës abortuese

Dua ta zhbëj abortin tim.*

E kam marrë tashmë pilulën e parë. A mund të ndryshoj mendje?

Ka ndihmë për ju edhe pasi ta keni marrë pilulën abortuese. Nuk është e pazakontë që të keni dyshime pas nisjes së një aborti. Nuk keni nevojë ta merrni pilulën e dytë ose ta përfundoni abortin nëse dëshironi ta ndalni procesin. Është gjithmonë zgjedhja juaj që të ndryshoni mendje.

Si të marr ndihmë?

Edhe nëse e keni nisur procesin e abortit kimik, zhbërja e tij mund të jetë një zgjedhje për ju. Për të folur me dikë për këtë gjë, mund të telefononi në numrin 877-558-0333 ose të vizitoni faqen e internetit të rrjetit Abortion Pill Reversal. Ne jemi këtu për ty!

Si vepron?

Pilula e parë në një abort kimik (mifepristoni) e ul nivelin e progesteronit (hormon i shtatzënisë) dhe e vështirëson vazhdimin e shtatzënisë. Një profesionist i fushës së mjekësisë nga rrjeti APR (Zhbërja e Efektit të Pilulës Abortuese) do t’ju përshkruajë marrjen e progesteronit për të ristabilizuar shtatzëninë.

Duhet të kryhet sa më shpejt edhe një ekografi për të konfirmuar rrahjet e zemrës, vendndodhjen e fetusit dhe datat e shtatzënisë suaj. Zakonisht, trajtimi zgjat për të paktën dy javë.

Duke dhënë progesteron shtesë në protokollin e zhbërjes së efektit të pilulës abortuese (APR), shpresohet që progesteroni ta kalojë në sasi pilulën e parë abortuese dhe t’i zhbëjë efektet e saj. Kjo e rrit mundësinë e vazhdimit të shtatzënisë.

A është i suksesshëm protokolli APR?

Studimet fillestare të protokollit APR kanë treguar se ai është i suksesshëm në 68% të herëve kur përshkruhet progesteron i administruar nga goja. Është treguar se ai i rrit gjasat për lejimin e vazhdimit të shtatzënisë. Megjithatë, nuk mund të garantohet një rezultat pozitiv në përpjekjen tuaj për zhbërjen e efektit të pilulës abortuese.

A është i sigurt protokolli APR apo do të shkaktojë defekte në lindje?

As mifepristoni e as progesteroni nuk lidhen me defektet në lindje.

Kolegji Amerikan i Mjekëve Obstetër dhe Gjinekologë (ACOG) në Buletinin e tij të Praktikës Nr. 225, të botuar në tetor të vitit 2020 dhe të ripohuar në vitin 2023, deklaron se: “Nuk ekziston asnjë provë deri më sot për ndonjë efekt teratogjenik të mifepristonit.” Nuk ka asnjë provë që mifepristoni, pilula e parë që merret sipas regjimit të pilulës abortuese, të shkaktojë ndonjë defekt në lindje.

Progesteroni ka qenë përdorur i sigurt gjatë shtatzënisë që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar. Studimet fillestare kanë zbuluar se shkalla e defekteve në lindje te foshnjat e lindura pas protokollit APR është më e ulët se ose e njëjtë me shkallën te popullsia e përgjithshme.

Ku ta nis protokollin APR?

Rrjeti APR është një rrjet ndërkombëtar me shumë profesionistë të fushës së mjekësisë, që janë trajnuar dhe janë të gatshëm për t’ju ndihmuar me procesin e zhbërjes. Linja e informacionit ka këshillues që shërbejnë ditë-natë pa ndërprerje dhe është gjithmonë në linjë një infermiere e gatshme për të folur me ju dhe për t’ju dhënë ndihmën që ju nevojitet. Mund të telefononi në numrin 877-558-0333 për të folur lidhur me procesin e zhbërjes, për të marrë përgjigje për pyetjet tuaja dhe për të plotësuar një formular mjekësor pranimi bashkë me ju. Infermierja, pastaj, do t’ju lidhë me një mjek në zonën tuaj, që është në gjendje të nisë protokollin e zhbërjes së efektit të pilulës abortuese. Infermierja e linjës së informacionit do të mund t’ju lidhë edhe me një qendër vendase për mbrojtjen e jetës, që do të mund t’ju vijë në ndihmë për nevoja apo shqetësime të tjera që mund të keni.

Ku mund të gjej më shumë informacion lidhur me protokollin APR?

Për të mësuar më shumë për protokollin APR, për zhbërjen e efektit të pilulës abortuese, mund të vizitoni faqen internetit të APR-së ose të telefononi linjën e informacionit të APR-së në numrin 877-558-0333 për të folur me një infermiere lidhur me zhbërjen.

Gjithashtu, faqja e internetit e APR-së e ka një faqe me Pyetjet më të Shpeshta ku mund të lexoni më shumë për procesin e zhbërjes. Ka edhe faqen me histori suksesi ku mund të lexoni mbi përvojat e grave të tjera me protokollin APR. Është gjithmonë zgjedhja juaj për të ndryshuar mendje dhe ekziston një rrjet me njerëz që përkujdesen t’ju vijnë në ndihmë sa më mirë.

Referencat

Abortion Pill Rescue. (2021, May). Progesterone protocols for the attempted reversal of mifepristone. https://aaplog.org/wp-content/uploads/2021/07/B-
Progesterone-Protocols-05.2021-Final.pdf

Abortion Pill Reversal. (n.d.). Abortion pill reversal success stories. https://abortionpillreversal.com/abortion-pill-reversal/success-stories

Abortion Pill Reversal. (n.d.). Can the abortion pill be reversed ?. https://abortionpillreversal.com/abortion-pill-reversal/overview

Abortion Pill Reversal. (n.d.). Contact us. https://abortionpillreversal.com/contact

Abortion Pill Reversal. (n.d.). Frequently asked questions. https://abortionpillreversal.com/abortion-pill-reversal/faq

Abortion Pill Reversal. (n.d.). https://abortionpillreversal.com/

American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2020, February). Medication abortion. AAPLOG Practice Guideline, 8, 1-17.
https://aaplog.org/wp-content/uploads/2023/01/PG-8-Medication-Abortion.pdf

American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2022, November). The reversal of the effects of mifepristone by progesterone. AAPLOG
Practice Guideline, 6, 1-5. https://aaplog.org/wp-content/uploads/2023/01/PG-6-Reversal-of-the-Effects-of-Mifepristone-by-Progesterone.pdf

American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2019). 2019 AAPLOG position statement on abortion pill reversal. https://aaplog.org/wp-
content/uploads/2019/02/2019-AAPLOG-Statement-on-Abortion-Pill-Reversal.pdf

Delgado, G., Condly, S. J., Davenport, M., Tinnakornsrisuphap, T., Mack, J., Khauv, V., & Zhou, P. S. (2018). A case series detailing the successful reversal of the effects
of mifepristone using progesterone. Issues in Law & Medicine, 33(1), 21-31. https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/30831017/

Drugs.com. (2023, March 3). Progesterone pregnancy and breastfeeding warnings. https://www.drugs.com/pregnancy/progesterone.html

NaProTechnology. (n.d.). Progesterone support in pregnancy. https://naprotechnology.com/progesterone/

Schreiber, C. A., Creinin, M. D., Atrio, J., Sonalkar, S., Ratcliffe, S. J., & Barnhart, K. T. (2018). Mifepristone pretreatment for the medical management of early
pregnancy loss. The New England Journal of Medicine, 378, 2161-2170. 10.1056/NEJMoa1715726

The American College of Obstetricians and Gynecologists. (2020, October). Medication abortion up to 70 days of gestation. Practice Bulletin: Gynecology and the
Society of Family Planning, 225. https://www.acog.org/clinical/clinical-guidance/practice-bulletin/articles/2020/10/medication-abortion-up-to-70-days-of-
gestation

Wallach, E. & Seegar Jones, G. (1976). The luteal phase defect. Fertility and Sterility, 27(4), 351-356. https://doi.org/10.1016/S0015-0282(16)41769-3