Shërimi nga aborti
Jeta pas abortit
Përvoja e çdo personi me abortin dhe dhimbja emocionale, që mund ta shoqërojë atë, janë unike. Disa njerëz i përjetojnë menjëherë emocionet, ndërsa të tjerë mund të mos ndjejnë gjë deri disa muaj apo edhe vite më vonë. Të tjerë mund të mos ndiejnë asgjë fare. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, pavarësisht situatës suaj.
Pas një aborti, disa njerëz mund të ndiejnë lehtësim, turp, pendim, mohim, mpirje emocionale, zemërim, ankth, trishtim ose depresion. Disa përjetojnë vetëm një ose dy nga këto emocione, ndërsa të tjerë mund të përjetojnë shumë prej tyre. Ndjenjat tuaja mbi abortin janë unike për ju dhe keni të drejtë t’i ndieni ato. Nuk keni pse t’i fshihni apo të keni frikë t’i ndani me të tjerët.
Ne mund t’ju ndihmojmë kurdoherë që të keni nevojë për ne. Na kontaktoni sot nëse keni nevojë për mbështetje për të përballuar ndjenjat lidhur me abortin tuaj.
Familjarët, miqtë dhe personat e tjerë të prekur nga aborti
Anëtarët e familjes, të dashurit, bashkëshortët dhe mikeshat e miqtë që kanë qenë të prekur nga aborti i një personi tjetër mund të përjetojnë shumë prej emocioneve të përmendura më lart. Ata mund të ndjehen edhe të pafuqishëm, të penduar dhe në faj. Ndjenjat tuaja lidhur me abortin e një personi tjetër janë të rëndësishme dhe të vlefshme.
Pavarësisht se si po e përpunoni përvojën tuaj të abortit ose abortin e dikujt tjetre, shumë njerëz ndihen mirë kur flasin për përvojën dhe ndjenjat e tyre në një mjedis të sigurt dhe pa gjykime. Për këdo që është prekur nga aborti, ka ndihmë, shërim dhe shpresë pa u ndjerë të turpëruar dhe të gjykuar. Ju nuk jeni vetëm. Pa marrë parasysh se ku ndodheni në rrugëtimin tuaj pas abortit, nuk është kurrë as shumë vonë dhe as shumë herët për të folur rreth vendimit tuaj me dikë që ju kupton dhe është i gatshëm t’ju dëgjojë.
Ndihmë, shërim dhe shpresë
Ne jemi këtu për t’ju ofruar mbështetje dhe kujdes pas përvojës suaj të abortit. Gjithçka është konfidenciale dhe nuk do të njoftohet askush që ju keni kontaktuar me ne. Madje mund t’ju ndihmojmë të gjeni mbështetje edhe jashtë vendbanimit tuaj, nëse kjo është më e përshtatshme për ju. Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Si gjithmonë, të gjitha shërbimet tona janë falas.
Nëse zgjidhni të flisni për abortin tuaj, ju do të takoheni në mënyrë konfidenciale me një person të trajnuar për të mbështetur gratë dhe burrat që janë prekur nga aborti dhe për të ofruar ndihmë me përkujdesjen e duhur. Ju mund të ndani aq informacion sa ta ndieni mbi veten tuaj. Do të merrni dashuri dhe mbështetje nga njerëz që kanë qenë në situatën tuaj dhe e kuptojnë atë që po kaloni.
Ne jemi këtu sepse i kuptojmë faktorët që kanë ndikuar në ju për zgjedhjen e abortit. Na intereson vetëm lumturia, shëndeti dhe mirëqenia juaj.
Kur i jepni zë përvojës suaj të abortit, mund të ndryshojë mënyra se si e shihni vendimin që keni marrë dhe mund t’ju mbushë me guxim për të jetuar e lirë. Na kontaktoni sot. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Referencat
Abortion Changes You. (n.d.). Explore emotions. https://yourabortionexperience.org/en/healing-pathways/explore-emotions
American Association of Pro-Life Obstetricians and Gynecologists. (2019). Abortion and mental health. Practice Bulletin: Evidence Directing Pro-Life Obstetricians
and Gynecologists, 7, 1-10. https://aaplog.org/wp-content/uploads/2019/12/FINAL-Abortion-Mental-Health-PB7.pdf
Drake, K. (2022, July 25). Coping with grief and depression after an abortion. Psych Central. https://psychcentral.com/depression/understanding-abortion-grief-
and-the-recovery-process
Louise, K., Due, C., Oxlad, M., & Middleton, P. (2020). Men’s grief following pregnancy loss and neonatal loss: A systematic review and emerging theoretical model.
BMC Pregnancy and Childbirth, 20(11). https://doi.org/10.1186/s12884-019-2677-9
Mayo Clinic. (2022, December 13). Complicated grief. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/complicated-grief/symptoms-causes/syc-20360374
Option Line. (n.d.). After abortion support. https://optionline.org/after-abortion-support
Reardon, D. C. & Craver, C. (2021). Effects of pregnancy loss on subsequent postpartum mental health: A prospective longitudinal cohort study. International
Journal of Environmental Research and Public Health, 18(4), 2179. https://doi.org/10.3390/ijerph18042179
Support After Abortion. (n.d.). Research. https://supportafterabortion.com/resources/research/
