Zgjedhjet e tua
Aborti
Nëse po mendoni të gjeni një klinikë aborti, është e rëndësishme të mbani mend se aborti është një procedurë mjekësore. Çfarë lloj aborti do të bëni? Cilat janë rreziqet? Ju meritoni të dini faktet. I detyroheni vetes të merrni një vendim të informuar.
Ndoshta po mendoni:
- Babai i fëmijës po ngul këmbë që të abortoj.
- Nuk jam gati të bëhem prind.
- Nuk mund t’i tregoj askujt që jam shtatzënë.
Ne e dimë saktësisht se si ndiheni dhe nuk jeni vetëm. Disa prej nesh këtu kanë qenë në të njëjtën situatë si ju sot.
Nëse po mendoni të kryeni abort, duhet të dini se:
- A jeni vërtet shtatzënë?
- A është normale shtatzënia juaj? Ose a jeni në rrezik për një dështim spontan? Ose a keni një shtatzëni jashtë mitre që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor?
- Sa javëshe jeni?
Ju gjithashtu mund të dëshironi të dini se:
- Çfarë lloj aborti mund të kryeni?
- Cilat janë të drejtat tuaja në rast aborti?
- A ka ndonjë rrezik afatshkurtër apo afatgjatë që duhet ta shqyrtoni?
Ne mund t’ju ndihmojmë t’i kuptoni zgjedhjet tuaja dhe shtatzëninë tuaj, mund të flasim lidhur me shëndetin tuaj dhe t’ju japim shpjegime për llojet e abortit.
Prindërimi
Mund të keni më shumë pyetje sesa përgjigje rreth prindërimit, ose mendimi për t’u bërë prind mund t’ju duket i pamundur në këtë moment. Ne kemi biseduar me qindra vajza e gra që shqetësohen për gjëra të tilla si:
- Partneri im nuk e do fëmijën, por unë po.
- Nuk mund t’i tregoj familjes sime.
- Si do ta përfundoj shkollën?
- Si do të vazhdoj të punoj?
- Ku do të jetoj?
- Nuk kam sigurim shëndetësor.
- Nuk mund ta përballoj dot financiarisht një fëmijë.
- Jam shumë e re.
Ne mund të flasim për të gjitha këto çështje me ju, në mënyrë që të vendosni vetë nëse prindërimi është zgjedhja e duhur për ju.
Na kontaktoni për ndihmë, mbështetje dhe udhëzim. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer.
Birësimi
Ju keni disa zgjedhje kur bëhet fjalë për birësimin. A do të jetë birësim me pëlqim apo i mbyllur? A do të shkojë fëmija në një familje sipas zgjedhjes suaj apo në një institucion shtetëror?
Sot ekzistojnë plane birësimi që ju mundësojnë të zgjidhni familjen ku do të jetojë fëmija juaj. Ju jeni më e qetë kur e dini se fëmija juaj rritet me kujdesin dhe dashurinë që meriton nga çifti që e keni zgjedhur vetë.
Ne mund t’ju ndihmojmë ta kuptoni procesin e birësimit.
