Qendra jonë

Mbrojmë me dashuri zemrën që rreh.

Kush jemi

Ne, që shërbejmë në Qendrën për Jetën “Shën Jozefi”, jemi këtu për ty.

Që prej hapjes zyrtare në Lezhë, në vitin 2018, dhe madje edhe më herët përmes bashkëpunimit tonë me zyrën e Caritas-it Lezhë në fillim të vitit 2012, kemi pasur privilegjin të shoqërojmë shumë gra dhe familje nëpër disa prej momenteve më të brishta dhe delikate të jetës së tyre.

Nëse po përballeni me një shtatzëni të papritur dhe ndiheni të pasigurta apo të mbingarkuara, ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm. Misioni ynë është i thjeshtë. Ne ecim përkrah jush me përkujdesje, respekt dhe mbështetje praktike, që ju të mund t’i merrni vendimet tuaja me vetëbesim dhe shpresë.

Ne ofrojmë këshillim me dhembshuri dhe ndihmë reale e konkrete për gra dhe burra, që mund të ndihen të papërgatitur dhe pa përkrahje. Nëse keni nevojë qoftë për të folur me dikë për ndihmë në hapat e ardhshëm apo për mbështetje materiale, ne jemi këtu për ju.

Kujt i shërbejmë

Dyert tona janë të hapura për këdo që ka nevojë për mbështetje gjatë shtatzënisë dhe në fillim të prindërimit.

Ne mirëpresim:

  • Nëna dhe baballarë në pritje të një fëmije.
  • Familje që po përballen me një shtatzëni apo prindërim të vështirë.
  • Këdo që kërkon informacione dhe burime mbi shtatzëninë dhe çështjet e lidhura me të.

Pyetjet më të shpeshta

2
3

A janë me pagesë shërbimet tuaja?

Jo. Të gjitha shërbimet tona janë pa pagesë dhe konfidenciale. Ju mund të na vizitoni duke qenë e sigurt që nuk do t’ju kërkohet të paguani as edhe një qindarkë për të marrë ndihmën, burimet dhe shpresën që ju nevojitet.

2
3

A më duhet të caktoj një takim?

Jo. Takimi mund ta bëjë gjithçka më të lehtë dhe më të shpejtë, por nuk ju kërkohet që të caktoni takim përpara vizitës suaj në qendër. Mund të vini kur të dëshironi gjatë orarit të punës dhe kemi kënaqësinë t’ju shërbejmë.

2
3

Si ta di nëse jam shtatzënë?

Nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë, është e rëndësishme që ta konfirmoni. Ne mund t’ju ndihmojmë ta zbuloni përmes një testi shtatzënie falas dhe, kur është e mundur, përmes ekografisë. Na kontaktoni për të mësuar më shumë.

2
3

Jam shtatzënë ose e dashura ime është shtatzënë. Çfarë zgjedhjesh kam?

Një shtatzëni e papritur mund t’ju frikësojë – e kuptueshme. Nëse gjendeni në këtë lloj situate, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që të mësoni më shumë lidhur me zgjedhjet tuaja. Na kontaktoni dhe do t’ju ndihmojmë të orientoheni sa më mirë në rrugëtimin që ju pret.